E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BM – Mijëra familje pa energji elektrike dhe trena të anuluar, pasi stuhia Darragh godet ishullin

EDIMBURG, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Miliona qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda, mijëra familje janë pa energji elektrike dhe trenat janë anuluar pasi alarmi “rrezik për jetën” i qeverisë, i detyruar nga kalimi i stuhisë Darragh, hyri në fuqi.

Alarmi i kuq i urgjencës nga Met Office hyri sot në fuqi, në orën 01:00 GMT në pjesë të Uellsit dhe Anglisë jugperëndimore.

Ky është përdorimi më i madh i sistemit të paralajmërimit deri më tani, me alarmin që u kërkon banorëve të shmangin drejtimin e automjeteve dhe të “qëndrojnë brenda nëse munden”.

Mijëra familje në Irlandën veriore, Angli dhe Uells mbetën pa energji ndërsa po përgatiteshin për pasojat e stuhisë.

Që nga ora 05:00, National Grid raportoi se më shumë se 12 600 objekte kishin mungesë të energjisë elektrike në Midlands dhe jugperëndim dhe më shumë se 20 000 shtëpi ishin pa energji elektrike në Uells.

Një shënim në faqen e internetit të Rrjetit të Energjisë Elektrike të Irlandës së Veriut thoshte se autoriteti nuk ishte në gjendje të siguronte ardhjen e energjisë elektrike.

“Për shkak të numrit të defekteve që po përjetojmë aktualisht në rrjet, ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë një kohë të vlerësuar të rifurnizimit tuaj me energji elektrike në këtë moment”, thuhet në të.

National Highways tha se si Ura e Princit të Uellsit, M4 dhe Ura Severn, M48, që lidhin Anglinë jugperëndimore me Uellsin u mbyllën për shkak të erërave të forta.

Network Rail Wales tha se të gjitha shërbimet e trenave në perëndim të Kardifit u pezulluan deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të rënies së pemëve, që bllokuan linjën./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›