IRLANDË – Pothuajse 400 000 klientë pa energji elektrike, pas kalimit të stuhisë Darragh godet

DUBLIN, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pothuajse 400 000 klientë kanë mbetur pa energji elektrike në Irlandë, pasi vendi u godit nga stuhia Darragh.
Disa pjesë të Irlandës u vunë nën paralajmërim të kuq të motit për erë gjatë natës, ndërsa një paralajmërim portokalli do të skadonte në orën 10:00.
Paralajmërimi i statusit të verdhë do të qëndrojë në fuqi deri në orën 15:00.
Ndërprerje të mëdha janë shkaktuar për udhëtimet, me disa fluturime të planifikuara në aeroportin e Dublinit të anuluara, ndërsa ka pasur një sërë vonesash dhe anulimesh në shërbimet e autobusëve dhe trenave.
”ESB Networks” tha që nga ora 07:00, rreth 395 000 shtëpi, ferma dhe biznese në të gjithë vendin ishin pa energji elektrike si rezultat i stuhisë.
Një zëdhënës tha se ekipet e tyre dhe kontraktorët filluan të mobilizohen që herët sot në mëngjes për të vlerësuar dëmin, për ta bërë rrjetin të sigurt dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike aty ku ishte e sigurt për ta bërë këtë./ a.jor.