E Martë, 3 Nëntor 2026

BM – Starmer: Për tarifat amerikane do të reagojmë me gjakftohtësi

LONDËR, 3 prill /ATSH-ANSA/ – Qeveria britanike do të reagojë me një “mendje të ftohtë dhe të qetë” ndaj tarifave amerikane, tha kryeministri Keir Starmer,.

“Asgjë nuk përjashtohet. Londra do të marrë vendime të udhëhequra vetëm nga interesi ynë kombëtar”, theksoi ai për Guardian.

“Është e qartë se do të ketë një ndikim ekonomik,” i tha Starmer një grupi liderësh biznesi në zyrën e tij në Downing Street këtë mëngjes.

“Një nga pikat e forta të këtij kombi është aftësia jonë për të qëndruar të qetë. Synimi ynë mbetet të lidhim një marrëveshje, por asgjë nuk përjashtohet”, shtoi Starmer./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›