BM – Starmer në Berlin, në vizitën e parë jashtë vendit si kryeministër

BERLIN, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Pas shtatë javësh në detyrë, kryeministri britanik Keir Starmer do të bëjë vizitën e tij inauguruese në Berlin, të mërkurën.
Sipas zëdhënësit të qeverisë gjernane, Steffen Hebestreit, kancelari socialdemokrat Olaf Scholz do të presë me nderime ushtarake liderin e Partisë Laburiste përpara Kancelarisë në kryeqytet.
Dy liderët e qendrës së majtë u takuan më parë në një samit të NATO-s në Uashington dhe në një samit të Komunitetit Politik Evropian në Angli, i cili u zhvillua menjëherë pasi Starmer mori detyrën, më 5 korrik.
Paraardhësi konservator i Starmer, Rishi Sunak ishte në pushtet për 18 muaj përpara se të bënte vizitën e parë në Berlin, në prill të këtij viti.
Në atë kohë, të dyja palët ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.
Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimi Evropian në vitin 2020, por, si Gjermania, është anëtare e organeve të tjera kyçe globale si NATO, G7 dhe G20./ a.jor.