BM – Stubb: Putin nuk do paqe

LONDËR, 16 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti finlandez, Alexander Stubb i konsideron shanset që homologu i tij rus, Vladimir Putin të pajtohet për një armëpushim në Ukrainë janë “të zymta”.
“Putini nuk do paqe”, tha Stubb gjatë një interviste me BBC-në.
”Synimi fillestar i Putinit ishte që Ukraina të pushonte së ekzistuari”, tha Stubb, duke shtuar se “ai nuk e ka ndryshuar qëllimin e tij”.
Ndërsa Ukraina ka shprehur gatishmërinë e saj për të shqyrtuar një armëpushim, Rusia mbetet e gatshme të angazhohet në negociata të menjëhershme, veçanërisht pas një propozimi të fundit të SHBA.
Pas një takimi përmes video-lidhjes të 29 liderëve botërorë, kryeministri britanik Keir Starmer akuzoi Putinin se po përpiqej të “vononte” një armëpushim.
Stubb argumentoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të maksimizojë presionin ndaj Putinit.
Presidenti finlandez mbrojti idenë e më shumë sanksioneve, përdorimin e aseteve të ngrira ruse dhe “militarizimin e Ukrainës deri në dhëmbë” për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1 340 kilometrash me Rusinë, është anëtare e NATO-s prej gati dy vitesh./ a.jor.