E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ndan fotoalbumin nga podkasti maratonë “Parti e Re për Shqipërinë në BE”

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Në një transmetim maratonë prej 10 orësh, kryeministri Edi Rama prezantoi dje në podkastin “Flasim”, prurjet e reja të skuadrës garuese të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj.

Kreu i qeverisë ndau sot në rrjetet sociale fotoalbumin nga episodet ekskluzive “Parti e re për Shqipërinë në BE”, ku u prezantuan 80 kandidatë të PS-së.

Rama e nisi podkastin me një monolog ku shpalosi synimin e Partisë Socialiste për marrjen e mandatit të katërt për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Për t’ju dhënë pasaportën e BE-së na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por më i fortë se të tre mandatet e deri sotme. Prandaj kush e do pasaportën e BE-së ka vetëm një mundësi dhe vetëm një rrugë, të bashkohet dhe me votën e bashkuar t’ua japë këtë mundësi që të pajisim çdo shqiptar dhe çdo shqiptare me pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade”, tha Rama. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›