E Enjte, 5 Nëntor 2026

BM – Sunak kërkon ndjesë për largimin nga ceremonia për D-Day

LONDËR, 7 qershor /ATSH-AA/ – Kryeministri britanik kërkoi falje për anashkalimin e ceremonisë ndërkombëtare të “Ditës D” në Francë dhe udhëtimin për në BM për një intervistë televizive.

“Gjëja e fundit që dua është që përkujtimet të hijëzohen nga politika”, shkroi Rishi Sunak në X, duke iu referuar largimit të tij të hershëm nga ceremonia e 80-vjetorit të zbarkimit të Normandisë në Francë.

Sunak ngjalli reagime pasi anashkaloi ceremoninë e madhe ndërkombëtare për një intervistë në ITV për zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme më 4 korrik.

Kryeministri britanik tha se ai kujdeset “thellësisht” për veteranët dhe është i nderuar që përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në një numër ngjarjesh në Portsmouth dhe Francë gjatë dy ditëve të fundit dhe që takoi ata që luftuan me guxim.

“Pas përfundimit të ngjarjes britanike në Normandi, u ktheva në Mbretërinë e Bashkuar. Me reflektim, ishte gabim të mos qëndroja më gjatë në Francë dhe kërkoj ndjesë”, tha Sunak./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›