E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Izraeli në listën e zezë të OKB-së për fëmijët

NJU JORK, 7 qershor /ATSH-ANSA/ – Izraeli u informua sot se ka hyrë në “listën vjetore të turpit” të OKB-së.

Një veprim i bërë nga sekretari i përgjithshëm, Antonio Guterres, i cili ndezi zemërimin e ambasadorit izraelit në OKB, Gilad Erdan, i cili tha se ishte “i tronditur dhe i neveritur” nga vendimi.

“Është një vendim imoral që ndihmon terrorizmin dhe shpërblen Hamasin. I vetmi që sot është në listën e zezë është sekretari i përgjithshëm: turp të kesh!”, theksoi ai duke iu drejtuar Guterres.

Çdo vit Guterres përpilon një listë të vendeve dhe grupeve të armatosura që ai beson se kanë kryer shkelje të rënda ndaj fëmijëve gjatë konflikteve.

Publikimi zyrtar i raportit do të jetë në fund të qershorit./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›