E Diel, 1 Nëntor 2026

BOBOK fiton festivalin evropian te teatrit Kosovainfest

Prishtine 11 tetor NOA/Milena Selimi - shte mbyllur mbreme skena e festivalit Kosovainfest e cila u mbajt ne Prishtine prej dates 3 tetor e deri me 10 tetor ku moren pjese tete trupa teatrore nga Evropa Shqiperia dhe Kosova dhe Maqedonia.

Juria vleresoi si shfaqjen me te mire BOBOK- Poloni te romancierit te madhe rus Fjodor Dostojevski dhe regji nga Grigori Lifanov.

Per regjine me te mire u nderuan nje grup regjisoresh te shfaqjes nga Italia SEIGRADI me bashkautore Arbib Luca Brinch Maria Carmela Milan Pasquale Tricoci Dario Salvagnini dhe Roberta Zanardo regjia nga Kompania Santasangre.

Aktori me i mire i festivalit u nderua Shkumbin Istrefi nga Kosova per shfaqjen Beselam pse me flijon nga Teatri Kombetar i Kosoves me regji te Fatos Berishes dhe autor Rexhep Qosja.

Aktorja me e mire e festivalit nderohet Eftiola Lacka nga Shqiperia per rolin e saj ne shfaqjen Kush ka frike nga Virginia oolf e realizuar nga Teatri Kombetar i Tiranes ne regjine e Kushtrim Bekteshit dhe autor Edward Albee.

Shperblimi special i jurise shkoi per shfaqjen Ditari i nje te cmenduri nen regjine e Hanna Rudolph dhe me autor shkrimtarin rus Nikolai Gogol.

mimi special i ndare nga Drejtori i festivalit Teki Dervishi shkon per regjisorin e shfaqjes Beselam pse me flijon me regji te Fatos Berishes.

Kosovainfest eshte themeluar ne vitin 2004 nga dramaturgu Teki Dervishi.

Ne te peste edicionet e tij ka pritur 38 teatro nga vende te ndryshme te Evropes me 42 performanca.

m.s/mit/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›