E Diel, 1 Nëntor 2026

BOTËRORI 2026 – Kane shpëton Anglinë, pas fitores dramatike kundër Kongos

ATLANTA, 1 korrik /ATSH-DPA/ – Klasi i Harry Kane shpëtoi Anglinë nga poshtërimi në Kupën e Botës, pasi lojtarët e Thomas Tuchel i mbijetuan një frike të plotfuqishme kundër Republikës Demokratike të Kongos.

Një dekadë pas daljes poshtëruese nga Euro në Islandë, historia kërcënoi të përsëritej sot, pasi goditja e Brian Cipengas bëri që ata të përballeshin me mundësinë e rënies në pengesën e parë të eliminimit.

Anglia luftoi për të mposhtur portierin e frymëzuar të Kongos, Lionel Mpasi, dhe ruajti gjakftohtësinë deri në fund, sidomos pas golave të Kane.

Kongo, duke luajtur në ndeshjen e parë me eliminim në këtë fazë, e ekspozoi shumë lehtë mbrojtjen e Anglisë dhe Yoane Wissa goditi shtyllën në fund të pjesës së parë, ndërsa Kane pretendoi edhe një penallti.

Tensioni dhe zhgënjimi u rritën në pjesën e dytë, por Anthony Gordon i dha dy herë kapitenit të tij rastin për të siguruar një fitore dhe një takim për 1/16 me Meksikën në ”Azteca”./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›