BOTËRORI 2026 – Mbreti Felipe VI i pranishëm në finalen e Spanjës

MADRID, 15 korrik /ATSH-AFP/ – Mbreti Felipe VI i Spanjës do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës të së dielës në East Rutherford, një periferi të Nju Jorkut, njoftoi sot Familja Mbretërore, një ditë pas fitores 2-0 të Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinale.
“Të katër do të jenë atje”, tha Familja Mbretërore duke iu referuar Mbretit Felipe VI, bashkëshortes, mbretëreshës Letizia dhe dy vajzave të tyre, princeshave Leonor dhe Sofia.
Spanja pret sot finalisten tjetër, që do të dalë pas ndeshjes Argjentinë-Angli./ a.jor.