BOTËRORI 2026 – Në një qortim të rrallë, Trump kritikon çmimet e biletave

UASHINGTON, 7 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një vërejtje të rrallë kritike në lidhje me organin qeverisës të futbollit, FIFA-n, kur bëhet fjalë për çmimet e biletave për Kupën e Botës të futbollit për meshkuj në qershor dhe korrik në Amerikën e Veriut.
FIFA është kritikuar gjerësisht nga grupet e tifozëve për çmimet e larta, megjithatë Trump normalisht ka mbajtur anën e presidentit të federatës, Gianni Infantino, në prag të turneut të zgjeruar.
Por, pasi u tha nga ”New York Post” se biletat për ndeshjen hapëse të Shteteve të Bashkuara kundër Paraguait më 12 qershor në Los Angeles mund të arrinin në 1 000 dollarë, Trump mund ta kuptonte pikëpamjen e mbështetësve.
“Nuk e dija atë shifër. Sigurisht që do të doja të isha atje, por as nuk do ta paguaja, për të qenë i sinqertë me ju”, u citua të thoshte ai.
Infantino kishte mbrojtur çmimet e biletave këtë javë, duke thënë se disa bileta të Kupës së Botës ishin në ofertë për më pak se sa kushton të shikosh një ndeshje kolegji në SHBA.
Megjithatë, Trump dëshiron që tifozët e klasës punëtore të kenë mundësinë të shohin ndeshje.
“Do të duhej ta shqyrtoja”, tha ai.
“Nëse njerëzit nga Queens dhe Brooklyn dhe të gjithë njerëzit që e duan Donald Trump nuk mund të shkojnë, do të zhgënjehesha, por, e dini, në të njëjtën kohë, është një sukses i mahnitshëm. Do të doja që njerëzit që votuan për mua të mund të shkonin”, theksoi ai./ a.jor.