BP, operacion për mbylljen përfundimtare të pusit

Koncerni BP ka filluar operacionin për të mbyllur një herë e përgjithmonë pusin e dëmtuar të naftës në Gjirin e Meksikës. BP bëri të ditur se mori këtë vendimi pas një prove të mëparshme për të vlerësuar se si mund të funksionojë procedura. Operacioni kërkon pompimin e baltës së rëndë mbi depozitë dhe përfundimisht mbylljen e përhershme me çimento.
Zëvendës presidenti i kompanisë Kent Uells thotë se prova shkoi mirë, por se është shumë herët për të treguar nëse operacioni i mbylljes do të jetë i suksesshëm. Nëse gjithçka ecën ashtu siç duhet, pusi i dëmtuar do të mbyllet për 24 orë. Rreziku me të cilin përballet misioni është presioni brenda pusit i cili mund të shtohet dhe krijojë rrjedhje më të mëdha.
Delina Bitraku < I mëparshmi