E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, vijëzohen rrugët dhe plotësohet sinjalistika

Superstrada Kakavije –Gjirokaster i eshte nenshtruar rivijezimit. Punonjesit e Drejtorise rajonale te rrugeve, po kryejne plotesimin e sinjalistikes horizontale ne kete segment rrugor, nderkohe ka perfunduar vendosja tabelave orientuese, te cilat ishin demtuar. Keto nderhyrje synojne shmangien e aksidenteve ne keto dite me qarkullim mjaft te dendur, per shkak te kthimit per pushime ne vendlindje te emigranteve shqiptare, qe jetojne dhe punojne ne shtetin grek.

"Ne kuader te sezonit turistik kemi kohe qe punojme per rregullimin e akseve me sinjalistike vertikale. Tani po punojme me sinjalistiken horizontale, aktualisht po punojme ne aksin Gjirokaster-Kakavije dhe brenda muajit gusht te gjitha akset do te kompletohen me sinjalistiken horizontale", tha Paqsor Aliko, drejtor Rajonal i rrugeve, Gjirokaster.

Njekohesisht, kjo drejtori ka nisur riveshjen e segmentit nacional perfund qytetit te Gjirokastres, qe lidh dy superstradat Kakavije- Gjirokaster dhe Gjirokaster - Tepelene, i cili ka qene mjaft i amortizuar. Plotesimi i sinjalistikes rrugore si dhe rikonstruksioni i ketyre segmeneteve, synon lehtesimin e qarkullimit si dhe minimizimin e aksidenteve rrugore. Gjate ketij sezoni ku akset kombetare ne qarkun jugor perballojne nje fluks te larte levizjesh, nuk eshte shenuar asnje aksident automoblistik me pasoje vdekjeje.

Floreta Ligu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›