BQE: Reformim te sistemit financiar

Politikat makroekonomike jane esenciale per stabilitetin financiar. Keshtu eshte shprehur presidenti i Bankes Qendrore Evropiane, Trichet, ne nje artikull te “Financial Times”, ne te cilin nenvizon se sistemi financiar ka nevoje per nje reforme efektive.
“Bankat Qendrore, autoritetet e supervizimit dhe qeverite e botes jane pergjigjur dhe vazhdojne te pergjigjen ne menyre te vendosur per te kthyer stabilitetin dhe te hedhin bazat per t’iu kthyer rritjes sa me shpejt qe te jete e mundur”, tha Trichet.
Ai ka theksuar se “duhet forcuar kontrolli i FMN-se ndaj ekonomive te vendeve te ndryshme”.