Shembet tjeter shkolle ne Haiti, 9 te plagosur

Nje tjeter shkolle eshte shembur ne Haiti brenda pese ditesh. Nente nxenes jane plagosur, dy prej te cileve ne gjendje te rende shendetesore.
Shembja e pjesshme e godines se shkolles ka ndodhur serish ne Port au Prince, fatmiresisht kur pjesa me e madhe e nxenesve ishin ne oborrin e nderteses.
Nuk ka njoftime per persona te mbetur nen rrenoja. Te premten e shkuar 93 persona humben jeten kur nje shkolle me 500-700 nxenes brenda saj u shemb.
Shume ndertesa ne kryeqytetin haitian jane te pasigurta per shkak te cilesise se ulet te ndertimit dhe mirembajtjes se tyre pothuajse inekzistente.