BQE nuk e ndihmon Greqinë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka kundërshtuar detyrimin që po iu bëhet kreditorëve privat që të marrin pjesë në financimin ndihmës për Greqinë dhe me këtë konkretisht ka refuzuar insiativën gjermane. Në konferencën e rregullt për media pas publikimit të vendimit për shkallën e kamatave në Eurozonë, kryetari i BQE-së, Jean-Claude Trichet tha se banka nuk ka ndërmend të toleroj kur është në pyetje kjo çështje.
Të dhënat greke kanë dëshmuar se aktiviteti ekonomik në tre muajt e parë të vitit ka rënë 5.5 për qind, dukshëm më shumë se që pritej. Kjo ka nxitur dyshime të reja rreth mundësisë së Greqisë të zvogëloj deficitin buxhetor, për të cilin janë marrë vesh gjatë negocimit të pakos ndërkombëtare të ndihmave.
Bashkimi Evropian tani është duke analizuar pakon e re të ndihmave, kurse burimet në zonën e euros kanë thënë për Reuters se “pesha” e saj do të jetë 120 miliardë dollarë, gjysma e të cilave do të mbulohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe BE-ja, kurse pjesën tjetër Greqia përmes programit të privatizimit, si edhe kreditorët privat. Mënyra e inkuadrimit të kreditorëve privat është shndërruar temë e kundërshtimeve të ashpra në Eurozonë.
Kështu, ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble përmes një letre që i ka dërguar shefit të BQE-së, FMN-së dhe partnerëve në zonën e euros u ka propozuar që pronarët privat të bonove shtetërore greke ato do t`i këmbenin me bono të rinj, përmes të cilëve Greqia do të fitonte edhe shtatë vjet kohë për të kthyer borxhet.