Mediu: Gjoba të rënda për ndotësit e mjedisit

Gjoba të rënda si dhe rehabilitim i zonave të ndotura janë disa prej masave që parashikon projektligji për mjedisin i miratuar së fundmi në parlament.
Ministri i mjedisit Fatmir Mediu deklaroi se gjobat në rast të ndotjes së ujrave shkojnë deri në 100 milion euro dhe pritet që të kemi një ndikim të menjëhershëm përsa i përket mbrojtjes së mjedisit në vend.
Në lidhje me debatin e fundit që ka të bëj me punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe në pjesën që prek Kopshtin Botanik ministri Mediu u shpreh se është aplikuar tashmë për leje mjedisore prej firmave ndërtuese dhe ministria e mjedisit do të ndjekë me vëmendje procedurat.
Në lidhje me ndotjen në bregdet ministri Mediu kërkoi bashkëpunim midis instancave në mënyrë që gjithçka të ecë pozitivisht. Ndërsa në lidhje me fondin e mjedisit ministri u shpreh se kjo është një domosdoshmëri për çdo vend.