Ministri gjerman i Financave kerkon nje pakete te dyte shpetimi per Greqine

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaumluble kerkon nje pakete te dyte shpetimi per Greqine megjithate me kusht qe shpenzimet te perballohen edhe nga kreditore private para se gjithash nga banka. Konkretisht kjo do te thote qe kreditoret ta zgjasin edhe me shtate vjet kohen e pritjes per parate e dhena hua. Por per kete ka mendime te ndryshme.
Ristrukturimi i borxheve greke - ceshtje kohe
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schuble
Si mund te ndryshojne kohet. Para rreth nje viti shefat e shteteve dhe te qeverive te Bashkimit Evropian thurren nje pakete shpetimi per Greqine me nje vellim te pergjithshem prej 110 miliarde euro. Vetem Gjermania garanton me 22 miliarde euro per rastin nese greket nuk do te jene ne gjendje te paguajne borxhin. Por kete kancelarja Merkel atehere nuk donte ta besonte Deri tani Greqia nuk eshte bere e paafte per pagese edhe parashikimet e erreta per zhvillimet ne shtetet e tjera nuk jane bere realitet. Ne vend te kesaj Greqia vendosi per nje plan ambicioz kursimesh dhe e paraqiti ate me sukses ne nje sere tregjesh.
Per qeverine e Athines gjendja eshte bere shume delikate
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kreditoret privat duhet te japin mbeshtetje
E gjitha kjo ishte para nje viti. Sot bilanci ka pamje tjeter. Per qeverine e Athines gjendja eshte bere kaq delikate sa edhe optimistet me te medhenj nuk besojne me se ndihmat e deritashme mjaftojne. Qe Greqia te jete ne gjendje se shpejti qe te marre hua para ne tregun e kapitalit kjo perjashtohet. Dhe greket kane nevoje me urgjence per para te reja e po presin kestin tjeter nga paketa kreditore e deritashme. Ketu behet fjale per 12 miliarde euro. Kjo eshte e mjaftueshme vetem sa per te mbijetuar. Programi pasues i emergjences me sa duket eshte ne perpunim e siper. Fjala eshte per 60 deri 70 miliarde euro. Barra per kete sipas mendimit te ministrit te Financave Schaumluble duhet te ndahen ne menyre te drejte. Jo vetem takspaguesit por edhe bankat duhet te bejne detyrat e tyre. Dhe pikerisht ketu mbeshtetet ideja e ristrukturimit te borxheve. Greqia te fitoje mundesine qe ti paguaje shume vjet me vone kredite dhe ndoshta edhe me interesa me te uleta nga ceshte parashikuar me pare. Per kete duhet te jene para se gjithash kreditoret private ata qe te ofrojne mbeshtetje. Nese ata do ta bejne nje pune te tille kjo eshte e diskutueshme.
Autor Leon Stebe/Auron Dodi
Redaktoi Angjelina Verbica