E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE zvogelon normen e interesit

Banka Qendrore Evropiane ka zvogëluar normën e interesit në një rekord të ri të ulët, për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme për shëndetin ekonomik të Eurozonës.

Zvogëlimi në 0.50 për qind, nga 0.75, është i pari në 10 muaj.

Në Gjermani, ekonominë më të madhe të Eurozonës, prodhimi është tkurrur për të dytin muaj me radh.

Shqetësimet për ekonomitë e Eurozonës janë nënvizuar të enjten me të dhënat që tregojnë tkurrje të aktivitetit prodhues në muajin prill, në të 17 vendet e zonës euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›