E Diel, 1 Nëntor 2026

Keshilltaret e majte shkarkojne Njazi Kosovrastin emerojne Aldrin Dalipin

Këshilltarët socialistë dhe ato të LSI-se nuk e patën të lehtë të nisnin mbledhjen, për te shkarkuar kreun e Këshillit Bashkiak.
Këshilltarët e majtë kërkuan të zhvillonin mbledhjen e thirrur nga vete ata, por nuk mundën. Pas kesaj mbledhja u improvizua në nje salle tjetër te Bashkisë. 
Më pas u votua kandidatura e Aldrin Dalipit për kryetar Këshilli Bashkiak. 
Por, kjo mbledhje vlerësohet si e paligjshme nga Bashkia Tiranë, pasi nuk ka pasur një njoftim zyrtar për mbledhje të Këshillit. Në një njoftim për shtyp, thuhet se të gjitha veprimet e disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe janë të motivuara nga fryma e konfliktit politik. Bashkia thekson se përgjegjësit e këtyre veprimeve antiligjore dhe të dhunshme do të përballen me pasojat ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›