Rama Refuzova koalicionin me Spahiun me kerkoi arrestimin e Berishes brenda 100 diteve
Edi Rama deklaroi në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, se ka refuzuar koalicionin parazgjedhor me Aleancen Kuqezi te Kreshnik Spahiut, pasi ai i kishte kerkuar arrestimin e Sali Berishes brenda 100 diteve si dhe bashkimin me Kosoven brenda mandatit te pare. I pyetur për çështjen e listave të deputetëve, kryesocialisti u përgjigj se ato do të publikohen vetëm ditën e hënë, kur dhe është afati i fundit i regjistrimit të tyre. Rama tha, gjithashtu, se nuk e ka vendosur ende se ku do të kandidojë, por nuk përjashtoi mundësinë për të qënë deputet i Vlorës në Kuvendin e ardhshëm. Sa I takon KQZ ai tha se ky institucion eshte shkaterruar dhe se duhet te rikompozohet. Shefi i opozitës argumentoi edhe pse ai është kundër votimit të emigrantëve në 23 qershor, duke thënë se me këtë trupe diplomatike me emërime nepotike, kjo gjë nuk mund të realizohej. Lidhur me votimin e 3 akteve për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, Rama është përgjigjur se propozimi i djeëm i LSI ishte në përputhje me interesin e PS, e cila është e gatshme t'i votojë ato me kushtin që ato të hyjnë në fuqi vetëm në shtator. Kryesocialisti u shpreh se nuk do të shkojë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Palamentar të ngritur për të hetuar incidentin në Akademinë Diplomatike të Vjenës mes tij dhe diplomatit Egin Ceka.