BRUKSEL – BE: Dhuna ndaj figurave politike shqetësuese, rrit përçarjet në Evropë

BRUKSEL, 16 maj /ATSH-ANSA/ – Ne dënojmë çdo akt dhune ndaj figurave politike, tha sot zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Eric Mamer, duke komentuar sulmin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico.
“Sigurisht që jemi të shqetësuar nga këto fenomene që mund të rrisin përçarjet brenda BE-së dhe demokracive tona”, tha Mamer.
“Këtyre dukurive duhet t’u kushtojmë një vëmendje të veçantë”, shtoi ai.
“Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të marrim masa, veçanërisht kundër përhapjes së gjuhës së urrejtjes, të kujdesshëm për të shmangur shpërndarjen e tyre në internet”, theksoi zëdhënësi i Komisionit të BE-së. //a.i/