E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRAZIL- Lula: Nëse Trump rrit tarifat për produktet tona, do t’i kundërpërgjigjemi

BRAZILIA, 31 janar /ATSH-AA/ – Brazili iu kundërpërgjigj kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të rritur tarifat, duke thënë se nëse ai ndërmerr një ha të tillë, do të ketë kundërpërgjigje.

“Është shumë e thjeshtë: nëse ai takson produktet braziliane, Brazili do të reagojë në taksimin e produkteve që eksportohen nga Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti Luiz Inacio Lula da Silva në një konferencë shtypi të enjten në kryeqytetin Brazilia.

Lula theksoi gjithashtu se Brazili kërkon një marrëdhënie respekti të ndërsjellë me SHBA-në dhe shprehu dëshirën e tij për të përmirësuar marrëdhëniet duke forcuar lidhjet tregtare me partnerin e dytë më të madh tregtar të Brazilit pas Kinës.

“Unë dua të respektoj Shtetet e Bashkuara dhe që Trump të respektojë Brazilin. Kjo është e gjitha”, tha ai.

Në lidhje me zotimin e Trumpit për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-së dhe për të rimarrë Kanalin e Panamasë, Lula tha se presidenti amerikan “thjesht duhet të respektojë sovranitetin e vendeve të tjera”.

Lula vuri në pah edhe kërcënimet globale ndaj demokracisë.

“Për mua, demokracia është gjëja më e rëndësishme te njerëzimi tani… Ose do ta ruajmë demokracinë që të funksionojë ose do të kemi shtete më autoritare se Hitleri dhe fashizmi”.

Muaj përpara se Brazili që mirëpresë konferencën e OKB-së për klimën COP30 në nëntor, Lula e kritikoi vendimin e Trumpit për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për Klimën si “një hap prapa për qytetërimin njerëzor”.

Brazili është një nga vendet që Trump e ka kërcënuar me rritjen e tarifave që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Kinën, Meksikën, Kanadanë dhe të tjera.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›