BRUKSEL – Austin: Izraeli të bëjë gjithçka për të minimizuar numrin e viktimave civile në Gazë

UASHINGTON, 14 qershor /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i bëri thirrje Izraelit të mbrojë më mirë popullsinë civile në Rripin e Gazës, ndërsa ai kërkon të eliminojë islamistët palestinezë të Hamasit në një luftë që filloi në tetor.
“Numri i viktimave ka qenë shumë i lartë”, tha sot Austin në një takim të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, duke komentuar operacionin ushtarak të Izraelit në Gazë.
“Duhet të sigurohemi që po mbrojmë civilët në hapësirën e betejës”, shtoi ai.
“Izraeli duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të minimizuar numrin e viktimave civile në zonën e luftimit”, tha Austin.
“Arritja e objektivave ushtarake dhe mbrojtja e popullatës civile në një zonë luftimi nuk janë reciprokisht përjashtuese”, tha Austin, për qëllimet e Izraelit në Gaza, mes kritikave në rritje në mbarë botën për operacionin duke pasur parasysh numrin në rritje të viktimave atje.
Ai theksoi se Hamasi islamik përzihet me popullsinë civile dhe i përdor ato si mburoja njerëzore, duke e përshkruar këtë si “taktika të neveritshme”.
Megjithatë, zyrtari amerikan tha se mbrojtja e popullatës civile është një “imperativ strategjik”. //a.i/