E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Velipojës.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës është ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët, teksa këtë fundjavë në këtë sezon dimri, perëndimi i diellit dhuron peizazhe të jashtëzakonshme, me ngjyra të ngrohta.

Velipoja njihet për rërën me efektet e saj kurative, ndërthurjen me hijeshi e detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që e bëjnë për vete çdo vit pushues.

Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›