E Enjte, 5 Nëntor 2026

KOMENT – Ukraina dhe aleatët kundër planit të paqes së Putinit

MOSKË, 14 qershor /ATSH-ANSA/- Pas më shumë se dy vitesh konflikti, Vladimir Putin – për herë të parë – ka shpallur konkretisht se cilat janë objektivat e tij në Ukrainë.

Moska është e gatshme të ndërpresë armiqësitë dhe të negociojë për të nënshkruar paqen nëse Kievi tërheq trupat e saj nga katër rajonet e pushtuara pjesërisht nga forcat ruse dhe heq dorë nga anëtarësimi në NATO.

Një skenar i refuzuar menjëherë nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë.

“Putinit nuk mund t’i besohet”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke krahasuar liderin rus me Hitlerin.

Deklarata e tij erdhi në ditën kur samiti i G7 në Itali siguroi mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme – dhe përsëriti nevojën për një paqe që respekton “integritetin territorial” të vendit.

Liderët shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për ‘Konferencën e Paqes’ që fillon nesër në Zvicër me pjesëmarrjen e mbi 90 vendeve dhe organizatave, në të cilat Rusia nuk ishte e ftuar.

Katër rajonet për të cilat foli Putin – duke përjashtuar në mënyrë implicite synimet ndaj rajoneve të tjera, duke përfshirë Odesën, Donetskun, Luganskun, Zaporizhian dhe Khersonin.

Prej tyre, vetëm Lugansku është pothuajse tërësisht nën kontrollin e rusëve, të cilët kanë vazhduar të avancojnë në Donetsk për muaj të tërë.

Dhe, dukshëm i sigurt për drejtimin që ka marrë konflikti, Putini e bëri të qartë se nëse Kievi nuk pranonte kushtet e vendosura, situata e tij në terren është e destinuar të përkeqësohet.

“Propozimet e presidentit pasqyrojnë situatën aktuale, por Kievi duhet të ketë parasysh se rrethanat mund të ndryshojnë”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Sot ne po bëjmë një propozim të vërtetë paqeje, nuk po flasim për ngrirjen e konfliktit, por për ndërprerjen totale të tij”, tha Putin, duke folur me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme për herë të parë që nga viti 2021.

“Sapo Kievi të fillojë tërheqjen e trupave dhe të shpallë heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO, në të njëjtën minutë do të jepet urdhri për të pushuar zjarrin dhe për të filluar negociatat”, siguroi presidenti rus.

Negociatat duhet të çojnë në “marrëveshje ndërkombëtare”, të cilat gjithashtu percaktojnë anulimin e të gjitha sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

“Është e njëjta gjë që bëri Hitleri, kur tha ‘më jepni një pjesë të Çekosllovakisë dhe ky është fundi i saj’”, tha Zelensky në një reagim.

“Por më pas – ishte Polonia, pastaj pushtimi i gjithë Evropës. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet t’u besojmë këtyre mesazheve, pasi Putini djek të njëjtën rrugë”, shtoi presidenti ukrainas.

“Putini ka pushtuar në mënyrë të paligjshme territorin sovran të Ukrainës dhe nuk është në gjendje t’i diktojë Ukrainës se çfarë duhet të bëjë për të sjellë paqen”, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin.

Ndërsa për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, propozimi i liderit rus nuk ishte një propozim paqeje, por një propozim për një agresion dhe pushtim më të madh.

Nuk i takon Ukrainës të tërheqë forcat nga territori ukrainas, i takon Rusisë të tërheqë forcat e saj nga territori i pushtuar ukrainas”, tha Stoltenberg. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›