E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE bën thirrje për rikthim të armëpushimit në Gazë dhe lirimin e pengjeve

BRUKSEL, 20 mars /ATSH-DPA/- Duhet të ketë një rifillim “të menjëhershëm” të armëpushimit në Gazë dhe një kthim të të gjithë pengjeve të mbajtura nga militantët, thuhet në një deklaratë të përbashkët të liderëve evropianë që morën pjesë në samitin e BE-së sot në Bruksel.

Udhëheqësit bënë thirrje gjithashtu për një qasje të papenguar dhe shpërndarje të qëndrueshme të ndihmës humanitare në të gjithë Gazën.

“Aksesi dhe shpërndarja, si dhe furnizimi me energji elektrike në Gazë, përfshirë impiantet e ujit, duhet të rifillojnë menjëherë”, thuhet në deklaratë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›