E Martë, 3 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE e shqetësuar për planet e Izraelit për të pushtuar Gazën

BRUKSEL, 5 maj /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian shprehu sot shqetësime në lidhje me planet e Kabinetit të Sigurisë të Izraelit – për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës dhe për t’i mundësuar ushtrisë kontrollin e territorit për një kohë të pacaktuar.

“Bashkimi Evropian është i shqetësuar për zgjatjen e këtyre operacioneve në Gazë, të cilat do të çojnë në rritjen e numrit të viktimave dhe vuajtjes së popullsisë palestineze”, u tha një zëdhënës i BE-së, gazetarëve në Bruksel.

“BE-ja i bën thirrje Izraelit të vetëpërmbahet”, tha ai, duke përsëritur qëndrimin e bllokut – se negociatat ishin e vetmja metodë, e vetmja rrugë përpara për kthimin e pengjeve dhe ndërprerjen e të gjitha armiqësive

BE-ja gjithashtu i kërkoi Izraelit të heqë bllokadën e saj ndaj Gazës dhe të lejojë aksesin e menjëhershëm dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare, si dhe rivendosjen e energjisë elektrike në Gazë dhe shërbimeve të rëndësishme.

“Popullsia palestineze ka vuajtur mjaftueshëm, vitet e fundit dhe tani është koha t’i jepet fund dhunës dhe vuajtjeve”, theksoi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›