E Martë, 3 Nëntor 2026

VATIKAN – Kardinalët fillojnë përgatitjet për konklavën papnore

VATIKAN, 5 maj /ATSH-DPA/ – Kardinalët që së shpejti do të zgjedhin pasardhësin e papa Françeskut u mblodhën përsëri në Vatikan, përpara se 133 prej tyre të izolohen nga bota e jashtme për konklavën e radhës.

Megjithatë, pak veta do të guxojnë të spekulojnë se sa do të zgjasë procesi, shpesh i zgjatur i votimit, pasi të fillojë të mërkurën.

“Jam i qetë. Jam i sigurt se do t’i japim Kishës një papë të mirë”, deklaroi kryepeshkopi i Algjerit, kardinali Jean-Paul Vesco, me të mbërritur për një nga takimet e fundit paraprake, të ashtuquajturin Kongregacion i Përgjithshëm.

‘’Fusha e kandidatëve tani ishte më e hapur sesa kur mbërrita në Rom뒒, tha Vesco.

‘’Ajo që nevojitet është një pastor, dikush që mund të përfaqësojë vlerat e Ungjillit dhe të angazhohet për paqen’’, theksoi ai.

Lidhur me kohëzgjatjen e konklavit, në të cilin kardinalët nën 80 vjeç me të drejtë vote do të përcaktojnë papën e ri, shumë kardinalë nuk kanë dashur të angazhohen.

”Shpresojmë që papa i ri të mbërrijë brenda tre ose katër ditësh’’, theksoi me guxim kardinali irakian Louis Raphaël Sako.

Kur arritën të shkëputeshin nga turma e gazetarëve, disa kardinalë bekuan kalimtarët jashtë portave të Vatikanit./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›