BRUKSEL – BE heton TikTok për ndërhyrje ruse në zgjedhjet e Rumanisë

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian nisi sot një hetim ndaj TikTok-ut për ndërhyrje të dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale rumune të anuluara në nëntor.
“Hetimi po zhvillohet pas indikacioneve serioze se aktorë të huaj kishin ndërhyrë në zgjedhje me përdorimin e TikTok”, tha në një deklaratë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Në Bashkimin Evropian, duhet të jetë e qartë, se të gjitha platformat në internet, përfshirë TikTok-un, duhet të mbajnë përgjegjësi”, shtoi Von der Leyen.
Hetimi po zhvillohet sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), një grup ligjesh të fuqishme të BE-së që rregullojnë mediet sociale dhe kompanitë e teknologjisë që operojnë në bllok.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale rumune, të mbajtur më 24 nëntor, pa kandidatin e ekstremit të djathtë dhe pro-rus, Calin Georgescu të dalë papritur në krye.
Videot e vetë Georgescu në TikTok u bënë virale.
Gjykata Kushtetuese rumune anuloi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe urdhëroi një përsëritje të votimeve. //a.i/