BERLIN – Scholz shpreson të vizitojë Trump përpara zgjedhjeve të parakohshme

BERLIN, 17 dhjetor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz shpreson të vizitojë Donald Trump pas inaugurimit të tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 20 janar, dhe përpara zgjedhjeve të parakohshme gjermane – të cilat pritet të jenë më 23 shkurt.
“Në bisedën e tij të parë telefonike me Trump pas fitores së tij në zgjedhjet e nëntorit, Scholz ka shprehur dëshirën për ta vizituar atë shumë shpejt pas marrjes së detyrës”, thanë burimet në qeveri.
“Nuk përjashtohet mundësia, që kjo ende të ndodhë”, thanë burimet.
Scholz nuk ka marrë ende një ftesë për të qenë pjesë e ceremonisë së betimit të Trump më 20 janar.
“Trump ka ftuar, çuditërisht liderin kinez, Xi Jinping për të marrë pjesë në ceremoni”, sipas zëdhënëses së Trump, Karoline Leavitt.
Leavitt tha se janë ftuar edhe liderë të tjerë të huaj, por pa dhënë detaje. //a.i/