E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

STRASBURG – BE do të rihapë ambasadën në Damask

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH-AFP/- BE do të rihapë ambasadën e saj në Damask pas bisedimeve “konstruktive” me udhëheqjen e re të Sirisë – dhe përmbysjes së sundimtarit Bashar al-Assad, tha sot shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas.

“Ky është një hap shumë i rëndësishëm, që ne do të rihapim ambasadën në Siri”, tha Kallas në Parlamentin Evropian.

Kryediplomati i BE-së për Sirinë vizitoi dje Damaskun – duke u angazhuar në kontaktet e para konstruktive me udhëheqjen e re dhe grupe të tjera të ndryshme, gjithashtu shoqërinë civile.

Vendet evropiane – së bashku me aktorë të tjerë ndërkombëtarë – po përpiqen të krijojnë një kontakt në Siri pas rrëzimit të liderit Assad që udhëhoqi vendin për pesë dekada.

BE tha se është e gatshme të rrisë mbështetjen për Sirinë – duke parashtruar një sërë kushtesh që liderët e rinj duhet të respektojnë.

Ato përfshijnë mbrojtjen e pakicave, mbikëqyrjen e një tranzicioni gjithëpërfshirës dhe shmangien e ekstremizmit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›