E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE zbaton vendimin për tarifa ndaj importeve të makinave elektrike nga Kina

BRUKSEL, 4 korrik /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian ka zbatuar paralajmërimin e tij për të vendosur tarifa të përkohshme për importet e makinave elektrike nga Kina deri në 37,6%, njoftoi sot Gazeta Zyrtare e bllokut.

Kompanitë kineze të prekura përfshijnë BYD, një sponsor kryesor i turneut të futbollit Euro2024 në Gjermani, i prekur nga tarifa deri në 17,4%, “Geely” 19,9% ​​dhe SAIC  37,6%.

Paralajmërimi i tarifave të përkohshme për makinat elektrike daton muajin e kaluar – pasi një hetim nga Komisioni Evropian gjeti prova të mbështetjes së paligjshme nga subvencionet shtetërore kineze.

Me rrezikun e një lufte tregtare me Pekinin, masat ndëshkuese të BE-së bëhen përfundimtare brenda katër muajve, nëse Kina nuk bën lëshime.

Deri atëherë, në vend të tarifës duhet të paguhet një depozitë sigurie. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›