BRUKSEL – Baerbock: Izraeli të marrë parasysh vendimin e gjykatës së lartë të OKB-së

BRUKSEL, 22 korrik /ATSH-DPA/ – Qeveria izraelite duhet t’i kushtojë vëmendje vendimit jo-detyrues të gjykatës së lartë të OKB-së – se pushtimi i territoreve palestineze shkel ligjin ndërkombëtar, tha sot ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
“Edhe nëse ky vendim nuk është detyrues, qeveria izraelite duhet ta marrë atë seriozisht”, tha Baerbock në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.
“Izraeli duhet përfundimisht – të hapë rrugën për një zgjidhje me dy shtete – pasi kjo është e vetmja garanci që palestinezët dhe izraelitët të jenë në gjendje të jetojnë së bashku në paqe në të ardhmen”, shtoi ajo.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) tha të premten se pushtimi gati 60-vjeçar i territoreve palestineze nga Izraeli – shkel ligjin ndërkombëtar dhe duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Opinioni thoshte se politika e vendbanimeve të Izraelit do të thotë se Izraeli është efektivisht fajtor për aneksimin.
Edhe pse jo ligjërisht detyrues, vendimi i ICJ-së rrit presionin politik ndërkombëtar mbi Izraelin. Opinioni gjithashtu nxit lëvizjen e protestës pro-palestineze në mbarë botën.
Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell Borrell tha se ICJ-ja ishte plotësisht në përputhje me Bashkimin Evropian – se pushtimi i territoreve palestineze në Bregun Perëndimor, është plotësisht i paligjshëm dhe duhet të ndalet.
Ministrat e Jashtëm të BE-së po diskutojnë për luftën aktuale në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit, e cila filloi pas masakrës së kryer të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.
Dhjetëra mijëra civilë janë vrarë tani në Gazë – dhe situata humanitare në rajon është e tmerrshme. //a.i/