KIEV – Ministri i Jashtëm ukrainas viziton Kinën

KIEV, 22 korrik /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të udhëtojë në Kinë për një vizitë treditore duke filluar nga e marta, tha sot Ministria e Punëve të Jashtme në Ukrainë.
“Vizita e Kuleba vjen me ftesë të ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi”, tha ministria.
“Tema kryesore e bisedimeve do të jetë dhënia fund e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës dhe roli i Kinës në arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë”, sipas ministrisë.
Në Moskë, Kremlini reagoi me kujdes ndaj njoftimit të vizitës.
“Për ne, marrëdhëniet tona me Kinën janë kryesore”, tha zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov.
“Ne synojmë të vazhdojmë të ndjekim rrugën e zhvillimit të marrëdhënieve ruso-kineze në të gjitha fushat”, shtoi ai.
Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit të plotë të Rusisë për më shumë se dy vjet.
Kievi është përpjekur vazhdimisht të marrë mbështetjen e Pekinit, pavarësisht partneritetit “pa kufij” të deklaruar nga presidenti kinez Xi Jinping dhe Putin në shkurt 2022.
Aleatët perëndimorë të Kievit e shohin Kinën si një nga mbështetësit kryesorë të Rusisë, megjithëse Pekini thotë se mban një qëndrim neutral në luftë.//a.i/