E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – Borrell: Kërcënimi bërthamor rus një papërgjegjshmëri

BRUKSEL, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Fakti që Moska njoftoi se dëshiron të përditësojë doktrinën bërthamore, që përkon me 1 000 ditët e luftës kundër Ukrainës, është simbolikë, ndërkohë që çdo thirrje për luftë bërthamore është papërgjegjshmëri, deklaroi  përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Nuk është hera e parë që Rusia po kërcënon një përshkallëzim bërthamor. Nuk është hera e parë që Putin luan një lojë bërthamore. Ne dënojmë çdo referencë për përdorimin e armëve bërthamore”, theksoi ai.

”Rusia është pajtuar me parimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe për këtë arsye nuk duhet luftuar kurrë”, shpjegoi më tej kreu i diplomacisë së BE-së.

”Putini ka krijuar gjithashtu një krizë të sigurisë ushqimore dhe energjetike. Ai i përdor të gjitha kjo për të krijuar pasiguri, ashtu sikurse e bën me trupat e Koresë së Veriut në territorin evropian”, shtoi ai.

”Por, të bësh thirrje për përdorim bërthamor në këtë kohë është diçka që ne e refuzojmë me forcë”, shtoi Borrell duke përsëritur se njoftimi nga Moska u bë me qëllim në këtë datë specifike./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›