BERLIN – Faeser kërkon më shumë solidaritet në BE për pritjen e refugjatëve ukrainas

BERLIN, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Nëse veprimet ruse në luftën në Ukrainë shkaktojnë një tjetër valë të madhe refugjatësh në Bashkimin Evropian, atëherë duhet një shpërndarje më e barabartë e refugjatëve midis vendeve të BE-së, sipas ministres së Brendshme gjermane, Nancy Faeser
Faeser tha se ajo nuk e pret një zhvillim të tillë, por tha se shpërndarja aktuale e refugjatëve ukrainas aktualisht vendos një barrë të rëndë vetëm mbi një pjesë të vogël të vendeve pritëse.
“Nëse njerëzit duhet të ikin sepse presidenti rus Putin ka intensifikuar luftimet dhe dimri po afron, atëherë ne do të siguronim solidaritet në BE”, theksoi Phaser.
”Aktualisht, 54% e të gjithë refugjatëve ukrainas në BE janë pritur nga Polonia, Republika Çeke dhe Gjermania”, tha Faeser.
Faeser gjithashtu vuri në dukje se Gjermania po përpiqet t’i ofrojë Ukrainës mbështetje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë mbështetjen teknike për të mbajtur aktiv furnizimin me ngrohje dhe energji elektrike pavarësisht sulmeve ajrore ruse.
”Një ndihmë e tillë, do të ndihmojë që më shumë njerëz të qëndrojnë në Ukrainën perëndimore”, theksoi Faeser./ /os/