E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – Costa: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, investimi më i rëndësishëm gjeopolitik

BRUKSEL, 16 dhjetor /ATSH-ANSA/- Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë, tha sot president i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Prandaj, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen sërish më 18 dhjetor në Bruksel”, shtoi ai.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, tha Costa në një video në X, përpara samitit të liderëve të rajonit të planifikuar të mërkurën.

“BE i merr seriozisht angazhimet e veta, ato nuk janë fjalë boshe”, tha ai.

“Ne po investojmë në paqe dhe prosperitet për të gjithë njerëzit e Ballkanit Perëndimor”, shtoi Costa.

“Ne po investojmë në të ardhmen tonë të përbashkët. Në këto kohë të pasigurta, udhëheqësit nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të punojnë së bashku më shumë se kurrë”, theksoi ai.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë ne samit – së bashku me liderët e tjerë të rajonit dhe 27 homologët e BE-së, eventi i parë i kryesuar nga presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe komisionerja e re për Zgjerimin Marta Kos. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›