E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – De Croo: BE të tregohet e kujdesshme për të ardhmen e Sirisë pas pushtimit të rebelëve

BRUKSEL, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian duhet të angazhohet me udhëheqjen e re të Sirisë për t’i bërë ata të marrin përgjegjësinë – gjatë tranzicionit të pushtetit pas rrëzimit të Bashar al-Assad, tha sot kryeministri belg Alexander De Croo, në Bruksel.

Grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili është kryesisht përgjegjës për rrëzimin e sundimtarit al-Assad, ka thënë se dëshiron të përfaqësojë të gjithë Sirinë.

“BE-ja duhet t’i “mbajë nën kontroll” duke ofruar sa më shumë ndihmë humanitare”, tha De Croo.

Udhëheqësit e BE-së takohen në Bruksel për herë të parë që nga rrëzimi i al-Assad – ndërsa blloku përballet me vendimet se si të merret me HTS, një grup i kualifikuar si një organizatë terroriste nga Kombet e Bashkuara dhe që i nënshtrohet sanksioneve të BE-së.

“Sanksionet e gjera ekonomike të BE-së ndaj Sirisë mund të rishqyrtohen nëse udhëheqja e re e vendit bën progres drejt një tranzicioni gjithëpërfshirës dhe demokratik të pushtetit”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përpara takimit.

Grupet e armatosura të udhëhequra nga HTS, megjithatë, kontrollojnë vetëm një pjesë të territorit sirian, me zona të mëdha të vendit të kontrolluara nga forcat kurde, si dhe fraksione të tjera që luftuan kundër regjimit të rrëzuar të al-Asaad.

De Croo theksoi se blloku duhet të punojë për të parandaluar zhvillimin e Sirisë në një vend ku të gjithë po luftojnë konfliktet e tyre në terrenin e dikujt tjetër.

HTS ka ndërmarrë nismën në formimin e një qeverie kalimtare në Damask.

Kryeministri irlandez, Simon Harris tha se ishte e rëndësishme që BE të gjykonte grupin HTS nga ato që bëjnë dhe jo nga ato që thonë, por vuri në dukje se ishte shumë herët për të bërë vërtet një gjykim. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›