SOFT NEWS – Jill Biden mban leksionin e fundit në Kolegjin e Virxhinias Veriore

UASHINGTON, 19 dhjetor /ATSH/ – Zonja e Parë Jill Biden mbajti leksionin e saj të fundit në Kolegjin e Komunitetit të Virxhinias Veriore, ku u bashkua si profesoreshë në vitin 2009 ndërsa shërbente si Zonja e Dytë dhe më vonë si zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë.
Biden, një pedagoge prej 40 vjetësh dhe mbështetëse e gjatë e kolegjeve të komunitetit, njoftoi se do të tërhiqej nga NOVA gjatë një ngjarjeje virtuale falënderimi me mësuesit në të gjithë vendin.
Ajo tha se të qenit Zonja e Parë ishte “nderi i jetës sime”, por të qenit pedagoge “ka qenë puna e jetës sime”.
Biden, e njohur për studentët e saj si “Dr. B” dha lëndën e anglishtes me kohë të plotë në kampusin e NOVA-s në Aleksandri, ndërsa ishte Zonjë e Parë, e para që e vazhdoi plotësisht karrierën e saj profesionale në Shtëpinë e Bardhë./ /os/