E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – Dy ditë para zgjedhjeve evropiane, fermerët pushtojnë Brukselin

BRUKSEL, 4 qershor /ATSH-DPA/ – Dy ditë para zgjedhjeve evropiane, fermerët protestuan në Bruksel kundër politikës bujqësore të Bashkimit Evropian.

Sipas policisë belge në Bruksel, në aksion morën pjesë rreth 1 200 protestues me rreth 500 traktorë, ndërsa organizatorët e protestës prisnin 25 000 pjesëmarrës.

Fillimisht, fermerët u mblodhën pranë ”Atomium”, pak jashtë qendrës së Brukselit.

Pasdite, disa protestues u nisën me traktorët e tyre nga pikë referimi në Bruksel drejt Parlamentit Evropian.

Sipas agjencisë Belga, traktorët vinin kryesisht nga rajoni belg i Flanders, Holanda dhe Polonia.

Në protestë morën pjesë edhe traktorë që mbanin flamuj dhe postera gjermanë.

Demonstrata u organizua nga lëvizja e Forcave të Mbrojtjes së Fermerëve.

Sipas një zëdhënësi të policisë, nuk ka pasur incidente.

Në të kaluarën, protestat e fermerëve në Belgjikë kanë dalë jashtë kontrollit, me objekte që janë hedhur ndaj oficerëve të policisë dhe ndezur zjarre./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›