E Enjte, 5 Nëntor 2026

SOFT NEWS – I shpëtoi mbytjes pasi qëndroi dy ditë e gjysmë mbi një… pemë!

BERLIN, 4 qershor /ATSH-DPA/ – Një grua është shpëtuar pasi kaloi rreth dy ditë e gjysmë duke u kapur pas degëve të pemëve për t’i shpëtuar përmbytjeve në Gjermaninë jugore.

”32-vjeçarja më në fund u zbulua pasditen e së martës nga një dron kërkimi”, theksoi policia.

Ajo ishte zhdukur që nga nata e së shtunës në Silberwald, pyllin e përmbytur pranë qytetit bavarez të Neu-Ulm.

Gruaja thuhet se ishte e padëmtuar, por e dobësuar dhe u dërgua në spital për shkak të dehidratimit.

Ajo ishte duke ecur në pyll mbrëmjen e së shtunës kur niveli i ujit filloi të rritet.

”Rreth mesnatës ajo telefonoi qendrën e kontrollit të zjarrfikësve dhe brigadës së shpëtimit”, tha zëdhënësi i policisë Holger Stabik.

Zhdukjen e saj në polici e kishte denoncuar edhe një i njohur i zonjës.

Më pas gruaja nuk mund të kontaktohej më në telefon, pasi i kishte rënë bateria.

Gruaja ka arritur të shpëtojë veten duke u ngjitur në një pemë./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›