E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – Guterres: Është koha të ndalet lufta në Lindjen e Mesme

BRUKSEL, 19 mars /ATSH-AFP/ – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi sot se është koha e duhur për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.

“Është koha e duhur për t’i dhënë fund kësaj lufte që rrezikon të dalë plotësisht jashtë kontrollit, duke shkaktuar vuajtje të mëdha për civilët dhe pasoja për ekonominë globale”, u shpreh ai gjatë një deklarate në kuadrin e një samiti evropian në Bruksel, ku ishte i ftuar.

Guterres i bëri gjithashtu thirrje Iranit të ndalë sulmet ndaj vendeve fqinje, duke theksuar se ato nuk kanë qenë të përfshira në këtë konflikt./  /Ad.Ab./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›