FOKUS – Gjashtë vende bien dakord për një plan për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

ROMË, 19 mars /ATSH-ANSA/- Gjashtë vende kanë rënë dakord të rihapin Ngushticën e Hormuzit, njoftoi sot Ministria e Jashtme britanike, thënë ndryshe ”Downing Street”.
Italia është ndërmjet gjashtë kombeve që kanë thënë se janë të gatshme të kontribuojnë në një plan për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare.
”Britania e Madhe, Italia, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia deklaruan gatishmërinë e tyre për të kontribuar në një plan për të garantuar lundrimin tregtar në Ngushticën strategjike të Hormuzit, të mbyllur pjesërisht nga Irani në përgjigje të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Downing Street.
Gjashtë vendet gjithashtu dënuan fuqimisht sulmet e Teheranit ndaj objekteve të naftës në Katar në hakmarrje për bombardimet SHBA-Izrael të fushës më të madhe të gazit natyror në botë në Iran.
Teherani ka zbatuar një bllokadë virtuale të pikës strategjike globale të naftës me sulme me dronë ndaj anijeve pasi SHBA-të dhe Izraelit, pas fillimit të luftës, më 28 shkurt./ /Ad.Ab./ a.jor.