E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – Kallas: Izraeli të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve, kjo minon paqen

BRUKSEL, 20 prill /ATSH/ – Bashkimi Evropian dënon veprimet unilaterale të Izraelit, siç është zgjerimi i vendbanimeve, të cilat “minojnë zgjidhjen me dy shtete, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas.

Deklarata e Kallas erdhi ndërsa hapi takimin e dyfishtë ministror të ‘’Aleancës Globale për Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete dhe Komitetit Ndërlidhës Ad Hoc (AHLC)’’ në Bruksel, duke i kërkuar qeverisë së Benjamin Netanyahut të ndryshojë kurs.

Kallas gjithashtu i bëri thirrje Izraelit që të lirojë urgjentisht të ardhurat dhe autorizimet e nevojshme, përfshirë kujdesin shëndetësor, për të siguruar funksionimin e Autoritetit Palestinez.

“Zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë që palestinezët dhe izraelitët të jetojnë në siguri, dinjitet dhe paqe”, shtoi ajo.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›