BRUKSEL – Kallas: Ukraina duhet të presë ende për ndihmat e reja ushtarake nga BE

BRUKSEL, 17 mars /ATSH-DPA/ – Ukraina do të duhet të presë ende për angazhimet e reja të BE-së për ndihmën ushtarake, pasi detajet kryesore po mbeten të pazgjidhura, deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së.
Ndërsa ka mbështetje të gjerë politike, ajo theksoi se ”edhe ministrat e Mbrojtjes të BE-së duhet të përfshihen në diskutime”.
Diplomatët thonë se një vendim në parim mbi ndihmën nuk ka gjasa të merret përpara samitit të udhëheqësve të BE-së, të enjten.
Kallas propozoi dërgimin e ndihmës me vlerë midis 20 miliardë dhe 40 miliardë euro (21,8 miliardë dhe 43,6 miliardë dollarë) këtë vit, me kontribute të bazuara në fuqinë ekonomike të secilit shtet anëtar.
Por, për të shmangur veton e mundshme, sipas një dokumenti të parë nga DPA, pjesëmarrja do të jetë vullnetare.
Hungaria, e udhëhequr nga kryeministri i krahut të djathtë Viktor Orban, kundërshton ndihmën, duke e quajtur atë të panevojshme dhe një zgjatje të luftës.
Budapesti kohët e fundit detyroi BE-në të heqë sanksionet kundër disa shtetasve rusë./ /os/