E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – Merz: Kredia e BE-së për Kievin është një mesazh vendimtar për Putinin

BRUKSEL, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Paketa financiare për Ukrainën është finalizuar.Siç kisha shpresuar, Ukrainës i është dhënë një kredi pa interes prej 90 miliardë eurosh. Këto fonde janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat ushtarake dhe buxhetore të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, shkroi kancelari Friedrich Merz në një deklaratë pas samitit të BE-së.

‘’Ky është një mesazh vendimtar ndërsa synojmë t’i japim fund luftës, sepse Putini do të bëjë lëshime vetëm kur të kuptojë se kjo luftë nuk është në interesin e tij më të mirë.” shkroi Merz.

“Asetet e ngrira ruse do të mbeten të ngrira derisa Rusia t’i paguajë dëmshpërblimet Ukrainës. Ne tashmë kemi hedhur themelet për këtë javën e kaluar. Ukraina do të duhet ta shlyejë kredinë vetëm pasi Rusia të ketë paguar dëmshpërblimet’’, shtoi ai.

‘’Nëse Rusia nuk i paguan dëmshpërblimet, ne, në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar, do të përdorim asetet e ngrira ruse për të shlyer kredinë”, shtoi ai.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›