E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – Ministrat e BE-së diskutojnë zhvillimet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

BRUKSEL, 20 nentor /ATSH-DPA/- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar zhvillimet e fundit në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme.

Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha pritet të mbajë një fjalim mbi nevojat më urgjente të Kievit.

Në BE po bëhen përpjekje për të miratuar një ndihmë financiare afatgjatë shtesë, duke përfshirë edhe mundësinë e vënies në dispozicion të aseteve të ngrira shtetërore ruse për Ukrainën.

Diplomatët e lartë të BE-së pritet gjithashtu të diskutojnë përpjekjet e mëtejshme për paqen në Gaza, pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi këtë javë, një rezolutë që mbështet planin e paqes së presidentit të SHBA-së Donald Trump në Gaza.

Zyrtarët e BE-së kanë shprehur dëshirën që blloku të ketë një rol më të madh në sigurimin e paqes në rajon. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›