Osmani pret në takim liderët e partive politike, diskutohen zgjedhjet e reja

PRISHTINË, 20 nëntor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të presi në takim me liderët e partive politike.
Osmani pritet të takohet me liderët e partive politike në ora 10:30, pas dështimit të formimit të Qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë se dje, mandatari i dytë për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e cila doli partia e parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Glauk Konjufca dështoi të marrë votat e mjaftueshme për formimin e ekzekutivit të ri.
Konjufca mori besimin e 56 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar partitë politike.
/Kosovapress/